img
    Nga: exit.al datë: 2020/09/21

Vetingu i gjen probleme prokurorit Kolë Hysenaj, 20-fishoi pasurinë që prej vitit 2003

Prokurori i Prokurorisë së Tiranës, Kolë Hysenaj u përballë, të premten, më 18 shtator, me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit (KPK). Trupa gjykuese përbëhet nga Pamela Qirko, Olsi Komici dhe Firdes Shuli, dhe me vëzhgues ndërkombëtar, Gerrit Sprenger. Seanca zgjati 3 orë. Vendimi do të merret të premten, më 25 shtator.
Hetimi i deklarimeve vjetore të pasurisë i kryer nga Reporter.al ka gjetur disa probleme si:
Pasuria
Hysenaj ka nisur detyrën si prokuror në 1997, ndërsa deklarimet e para i ka kryer në vitin 2003. Ai ka shërbyer në prokurorinë e Lushnjes, Kavajës, Korçës, Tiranës.
Sipas deklarimeve të pasurisë të publikuara nga Reporter.al, nga viti 2003 deri në vitin 2017, pasuria e tij është rritur me mbi 20 herë.
Në deklaratën e parë të vitit 2003, prokurori Hysenaj deklaronte pasuri familjare me vlerë 1.9 milionë lekë, ndërkohë që në fund të vitit 2017, pasuria familjare kap vlerën e 40.8 milionë lekëve.
Pasuritë e patundshme me vlerë e 30.5 milionë lekëve. Automjete me vlerë 8.9 milionë lekë. Para në bankë me vlerë 1.3 milionë lekësh.
Në vitin 2016 ka blerë një truall dhe banese në qytetin e Korçës me vlerë 125 mijë euro, me burim të ardhurat ndër vite.
Në vitin 2011, prokurori Hysenaj deklaron blerjen e një toke me vlerë 11.2 milionë lekë në fshat si dhe ndërtimin e një shtëpie me sipërfaqe 270 m2, për të cilën mungojnë të dhënat mbi koston e ndërtimit.
Gjatë viteve të deklarimit, subjekti deklaron disa herë shitblerje ose shkëmbime makinash, me kosto më të lartë sesa çmimi i blerjes.
Problemet e gjetura nga KPK në seancën dëgjimore të së premtes, të publikuara nga Reporter.al janë:
DSIK ka gjetur se Hysenaj ishte përfshirë në korrupsion; kishte kontakte me një avokat; kishte ndërhyrë në dosje dhe ndryshuar numra protokolli dokumentesh; dhe kishte kontakte me persona që ishin përfshirë në mashtrime me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH)
2 familje të ndryshme e kanë akuzuar se ka ndryshuar të dhënat e aksidentit, për të nxjerrë ata fajtorë ose për të shmangur pagesën e dëmshpërblimit nga punëdhënesi.

Lexo më shumë
*Informacioni i mësipërm është marr nga këtu