Ambasadori britanik takim me drejtuesen e BKH-së Hajnaj
Ambasadori Britanik, Duncan Norman takoi të hënë me drejtuesen e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnajn.
Në një postim në Twitter, Norman shkruan:
“Takim i mirë me drejtoren e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj. Krijimi i BKH-së është progres i prekshëm për reformën në Drejtësi, pavarësinë e gjyqësorit, luftën kundër korrupsionit dhe lajme të këqija për ata që mburren me ligjin.”