img
    Nga: RADIO TELEVIZIONI SHQIPTAR datë: 2020/09/17

Ambasadorja franceze: Gjykata Kushtetuese duhet të ngrihet sa më shpejt

Ambasadorja e Francës në Shqipëri, Cristina Vasak bëri thirrje që Gjykata Kushtetuese të ngrihet sa më parë.
Vasak tha se është më rëndësi ringritja e Kushtetueses sepse sipas saj janë disa çështje shumë të rëndësishme që presin përgjigje.
“Gjykata Kushtetuese duhet të ngrihet sa më shpejt.
Unë e kam thënë këtë shumë herë këtu në Pogradec, Tiranë.
Të gjithë personalitetet e politikës, pavarësisht ngjyrave janë të ndërgjegjshëm për këtë.
Është e domosdoshme që Gjykata Kushtetuese të ndërtohet dhe të fillojë të punojë sepse ka një seri problemesh të rëndësishme që janë përpara saj.
Edhe Gjykata e Lartë është shumë e rëndësishme të fillojë të punojë, por kjo është në një fazë më të avancuar se Gjykata Kushtetuese.” tha Ambasadorja e Francës në Shqipëri, Cristina Vasak nga Korça, ku shoqëroi një grup deputetësh francezë.
Sa i përket Këshillit Politik, Vasak tha se puna duhet të vazhdojë.
”Është një gjë e mirë që ky Keshill Politik ekziston dhe është mirë që të vazhdojë punën e tij me një inteligjencë të mirë.
Ata e dinë si duhet të funksionojnë, dhe nuk ka pse t’ua thotë këtë një diplomat i huaj.” tha ajo.

Lexo më shumë
*Informacioni i mësipërm është marr nga këtu