img
    Nga: RADIO TELEVIZIONI SHQIPTAR datë: 2020/09/23

Zingraf: Të rivendoset menjëherë funksionaliteti i Gjykatës Kushtetuese

Ambasadori gjerman në Tiranë Peter Zingraf ka apeluar për futjen në funksion të Gjykatës Kushtetuese si një kusht i rëndësishëm për mbajtjen e Konferencës së parë ndërqeveritare.

Pas një takimi me Kryetaren aktuale të Gjykatës Kushtetuese dhe Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Vitore Tusha Ambasadori Peter Zingraf është shprehur se një Gjykatë Kushtetuese funksionale është e një rëndësie qendrore për demokracinë dhe besimin e shqiptareve dhe shqiptarëve në institucionet e tyre.

Ambasadori gjerman ka evidentuar faktin që Znj. Tusha solli në vëmendje rëndësinë e opinionit të Komisionit të Venecias për plotësimin e vakancave në Gjykatën Kushtetuese.

”Unë shpresoj se me plotësimin e vendeve të tjera të rivendoset mundësisht menjëherë funksionaliteti i Gjykatës Kushtetuese” është shprehur ambasadori Zingraf duke shtuar se ky është një kriter i rëndësishëm edhe për çështjen se kur do të zhvillohet konferenca ndërqeveritare për negociatat e pranimit në BE.

“Gjermania do ta mbështesë Shqipërinë edhe më tej në fushën e reformës në drejtësim” siguroi ambasadori gjerman.

Lexo më shumë
*Informacioni i mësipërm është marr nga këtu