img
    Nga: exit.al datë: 2020/07/31

ONM distancohet nga deklaratat e Theo Jacobsit për SPAK-un

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM) është distancuar nga deklaratat e fundit të diskutueshme nga vëzhguesi ndërkombëtar Theo Jacobs, në një reagim dhënë për Exit News.
Dy javë më parë, gjatë seancës së vetingut për gjyqtarin e Gjykatës së Apelit Shkodër, Selim Kryeziu, Jacobs kritikoi hetimet e bëra nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit (SPAK) dhe vendimarrjen e Gjykatës ndaj anëtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci, duke deklaruar:
“Prokurorë dhe gjykatës që nuk duhej të ishin aty, ngritën akuza për vepra penale që nuk ishin vepra penale.”
Luan Daci është marrë zyrtarisht si i pandehur nga SPAK-u për falsifikim dokumentesh.
Këtë javë, Këshilli i Lartë i Prokurorisë iu përgjigj pretendimeve të Jacobsit, duke theksuar pavarësinë dhe profesionalizmin e Prokurorisë Speciale Kundër Korrupsionit, anëtarët e të cilit kanë kaluar të gjithë me sukses procedurën e vetingut, të cilën e monitoron vetë ONM-ja.

Lexo më shumë
*Informacioni i mësipërm është marr nga këtu