img
    Nga: RADIO TELEVIZIONI SHQIPTAR datë: 2020/09/23

Plotësimi dhe funksionimi i Gjykatës së Lartë. KLGJ-Vettingut: Përshpejto procedurat për 12 kandidatët

Këshilli i Lartë i Gjyqësorit kërkon përshpejtimin e procedurave nga ana e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për 12 kandidatët e listuar për anëtarë të Gjykatës së Lartë.

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj teksa raportoi në Këshillin Kombëtar për Integrimin Europian, lidhur me Kapitullin 23 të 15 pikave të Bashkimit Evriopian për hapjen e negociatave, tha gjithashtu se Gjykata e Lartë dhe Gjykata Kushtetuese duhet të ngrihen detyrimisht brenda këtij viti.

“Duhet të kemi gjykatën Kushtetuese dhe atë të Lartë brenda këtij viti. GJ.K po evadon dosjet. Duhen edhe 2 gjyqtarë të tjerë për krijimin e kuorumit. KED po vijon procedurat për 3 vakancat. Për Gjykatën e lartë, KLGJ ka përfunduar procesin dhe janë emëruar 3 gjyqtarë, 3 trupa gjyqësore, do evadojnë nr e madh të dosjeve të bllokuara. Plotësimi i vendeve vakante, me rëndësi. 12 vende vakante janë, aktualisht po procedohen dosjet e kandidaturave. Vettingu të përshpejtojë procedurat për vettimin e 12 kandidatëve për GJ.L që duhet të vetmohen”

Përqafësuesja e Presidentit të Republikës, tha se edhe sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias, me rëndësi është funksionimi i Gjykatës së Lartë, fillimisht, e më pas ajo Kushtetuese, pro sipas saj, afatet nuk mund të përputhen me pretendimet e mazhorancës, për plotësimin e vakancave në dy këto institucione brenda këtij viti.

“Plotësimi dhe funksionimi i Gjykatës së Lartë është më i rëndësishëm se Gjykata Kushtetuese, sipas Komisionit të Venecias. Sa realiste është parashikimi për funksionimin? Kandidatët me mandat të pjesshëm, a ka propozim për ndryshim ligjor? Duhet sinqeritet dhe jo mashtrim”.

Ecuria e reformës në drejtësi dhe ngritja sa më parë e Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë kanë qenë në fokus edhe të faktorit ndërkombëtar në vend, me qëllim funksionimin sa më të shpejtë të institucioneve dhe plotësimin e kushteve për integrimin e Shqipërisë në BE.

Lexo më shumë
*Informacioni i mësipërm është marr nga këtu