Ambasadorja Kim përshëndet hapjen e garës për Gjykatën Kushtetuese
Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim përshëndeti hapjen e garës për Gjykatën Kushtetuese.
Në një postim në Twitter, Kim shkruan:
“Faleminderit Presidentit Meta dhe kryeparlamentarit Ruçi për rihapjen e shpejtë të thirrjes për kandidatë për Gjykatë Kushtetuese.”
Kim i bëri thirrje juristëve shqiptarë të kandidojnë për në këtë Gjykatë duke e konsideruar si një detyrë ndaj vendit.