img
    Nga: exit.al datë: 2020/09/25

Kolegji i Apelimit shkarkon Donika Prelën, nuk justifikon pasurinë

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar nga detyra, të premten, prokuroren Donika Prela.

Sipas trupës gjykuese, Prela nuk justifikon me burime të ligjshme pasurinë e saj, ka fshehur pasurinë dhe ka kryer deklarim të pasaktë të saj.

Donika Prela u konfirmua në detyrë nga shkalla e parë e vetingut, në një nga vendimet më të debatueshme të KPK-së.

Sikurse doli gjatë hetimit të vetingut, Donika Prela ka kryer evazion fiskal, duke mos paguar taksa për të ardhurat, ka kryer transaksione të dyshimta financiare, me gjasa të paligjshme, duke marrë disa herë hua pa kontratë, me para në dorë dhe nga njerëz që nuk i justifikojnë paratë, ka blerë dy apartamente nën çmimin e tregut dhe i ka shitur me fitim, për të cilin nuk ka paguar asnjëherë taksa.

Në prill 2019, Komisioneri Publik, Florian Ballhysa i kërkoi Kolegjit të Posaçëm të Apelimit shkarkimin e saj. Sipas apelimit, Prela nuk arrin nivel të besueshëm kryesisht në kriterin e pasurisë.

Lexo më shumë
*Informacioni i mësipërm është marr nga këtu