Gjykata e Posaçme do gjykojë çështjen e Luan Dacit, akuzuar për falsifikim dokumentesh
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit do të gjykojë çështjen e Luan Dacit, anëtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.
Gjykata vendosi të premten të pranojë kërkesën e Prokurorisë Speciale AntiKorrupsion për të hetuar Dacin, për falsifikim dokumentesh.
Më 27 korrik, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit (SPAK) e akuzoi Dacin zyrtarisht për fallsifikim dokumentash.
Luan Daci është shkarkuar në vitin 1997 për shkak se ka mbajtur të fshehur një vendim në lidhje me një firmë piramidale për rreth 6 muaj si dhe ka organizuar një grevë në ambjentet e gjykatës së Tiranës.
Por gjatë aplikimit për të qenë pjesë e KPA-së, në intervistën me Komisionin Parlamentar ad hoc, Daci fshehu shkarkimin nga detyra duke pohuar se kishte ikur me dorëheqje.
Nëse do të kishte deklaruar se është shkarkuar, Daci nuk do të mund të ishte zgjedhur si pjesë e KPA-së.
Fillimisht Daci u kallëzua në SPAK nga ish-anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Besnik Cani. Ish-prokurori Cani akuzon Dacin se ka fshehur vendimin e KLD-së për largimin nga detyra për shkelje të ligjit dhe paaftësi.
Në përfundim të hetimeve, SPAK kërkoi pezullimin nga detyra të tij dhe akuzoi Dacin se ka fallsifikuar dokumentat.