Gjyqtarja Anita Mici dërgohet për inspektim për lirimin e Lulzim Berishës
Trupi gjykues i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit konfirmoi të martën në detyrë gjyqtaren e Apelit të Durrësit, Anita Mici, ndërsa vendosi të transferojë për inspektim vendimin e lirimit nga burgu të Lulzim Berishës.
Vendimi u shpall nga trupa gjyqësore e drejtuar nga Lulzim Hamitaj, me relatore Brunilda Bekteshin dhe anëtar Olsi Komicin.
Anita Mici ka kryer studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitet 2002-2005 dhe është emëruar fillimisht gjyqtare në Gjykatën e Shkodrës. Në vitin 2010, Mici u transferua në Gjykatën e Durrësit ndërsa në vitin 2016 u dekretua gjyqtare në Gjykatën e Apelit Durrës.