Prokurori i Përgjithshëm: Pastrimi i parave, situatë shqetësuese në Shqipëri
Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela deklaroi se çelsi i suksesit të reformës në drejtësi, është garantimi i pavarësië së prokurorëve.
Në një intervistë për EuroNews, Çela pohoi se në drejtimin e tij do të marrë masat që të mos ketë ndërhyrje nga jashtë gjatë punës së prokurorëve.
“Sigurimi i elementit të pavarësisë është parë si garanci e suksesit të reformës dhe tërësia e udhëzimeve që ne kemi nxjerrë tenton të përforcojë këtë pavarësi, ta garantojë atë ndaj cdo ndërhyrjeje të jashtme apo të brendshme, pra qoftë Brenda institucionit nga ana e drejtuesve në formë hierarkike apo edhe nga ndikime të caktuara politike, nga bota e biznesit apo nga krimi”.
Çela e konsideroi shqetësuese situatën e pastrimit të parave dhe evazionit fiskal në Shqipëri, duke theksuar se janë krijuar seksione të posaçme në 7 prokurori për këto çështje.