img
    Nga: RADIO TELEVIZIONI SHQIPTAR datë: 2020/09/29

Çela-prokurorëve: Asnjë ndërhyrje nga politika në punën tuaj

Teksa ethet elektorale për zgjedhjet e 25 prillit kanë filluar, Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela ka kërkuar nga çdo prokuror në vend që të mos intimidohet nga politika, pasi në të kundërtën do të përballet me ligjin.

Burime brenda organit të akuzës bëjnë me dije, se kryeprokurori ka nxjerrë disa udhëzime konkrete, përmes të cilave thekson, se pavarësia mbetet garancia e vetme për reformën në drejtësi që Shqipëri.

Në udhëzimet e Olsian Çelës ndaj vartësve të tij thuhet , “Sigurimi i elementit të pavarësisë është parë si garanci e suksesit të reformës. Keni pasur ndërhyrje të tilla? Patjetër që jo. Sepse qasja që Prokurori i Përgjithshëm ka në raport me ligjin dhe Kushtetutën duhet të jetë e tillë, që askush të mos tentojë të ndërhyjë në punët e një organi të pavarur. Nëse unë do të arrij të konstatoj se do të ketë ndërhyrje të tilla, patjetër që do të marr të gjitha masat e nevojshme aq sa më lejon ligji për të bërë që çdo prokuror që heton çdo prokuror linje ne çdo prokurori të ndihet drejtues prokurorie të ndihet madje edhe Prokuror i Përgjithshëm”

Ndërkohë, të njëjtat burime shtojnë, se kryeprokurori ka kërkuar hetim të thelluar edhe sa i përket evazionit fiskal dhe pastrimit të parave, për të cilën në 7 prokurori janë ngritur seksione të veçanta për këtë qëllim.

“Sot janë krijuar në 7 prokuroritë kryesore të vendit seksionet të cilat do të hetojnë në mënyrë specifike krimet financiare pastrimin e parave dhe asetet kriminale. Kjo do të thotë që një pjesë e rëndësishme e luftë ndaj krimit do të bazohet në rezultatet e këtyre prokurorive. Unë besoj se ka mjaft punë për të bërë dhe të gjithë jemi koshientë se situata që lidhet me evazionin fiskal në Shqipëri apo me sasinë e parave që vijnë nga aktivitetet kriminale është shqetësuese”.

Udhëzimet tashmë janë në duart e prokurorëve në çdo prokurori, ku Çelaj mësohet se ka kërkuar rezultate konkrete dhe paanshmëri në çdo çështje që regjistrohet.

Lexo më shumë
*Informacioni i mësipërm është marr nga këtu