img
    Nga: exit.al datë: 2020/10/01

Soreca takim me kryetaren e KED: Të përfundoj sa më shpejt vlerësimi dhe renditja e kandidatëve për Gjykatë Kushtetuese

Ambasadori i BE, Luigi Soreca deklaroi se ngritja e Gjykatës Kushtetuese është një kriter themelor nisjen e bisedimeve për anëtarësim në konferencën e parë ndërqeveritare.

Në një takim me kryetaren e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Vitore Tusha, Soreca i kërkoi KED të përfundojë sa më parë vlerësimin e kandidatëve për në GJK.

“U takova sot me kryetaren e KED, Vitore Tusha, e cila me informoi për punën e Këshillit në mbushjen e vakancave në Gjykatë Kushtetuese.

Funksionimi i GJK është nuë kriter thelbësore për të garantuar demokracinë dhe stabilitetin në Shqipëri dhe për të nisur bisedimet për anëtarësim në Konferëncën e parë Ndërqeveritare.

Ne kemi përshëndetur hapjen e garës për GJK nga Kuvendi dhe Presidenti dhe kemi nxitur juristët të aplikojnë.

është e rëndësishme që KED të përfundoj shpejt vlerësimin dhe renditjen e kandidatëce për vendet vakante. duke u bazuar në rekomandimet e Komisionit të Venecias.” shkruan Soreca në Twitter.

Lexo më shumë
*Informacioni i mësipërm është marr nga këtu