img
    Nga: Reporter.al datë: 2020/10/01

Prokurorja Silvana Pani përballet me probleme të pasurisë dhe ‘konflikt interesi’

Prokurorja e Përmetit, Silvana Pani u përball me probleme të shumta të pasurisë dhe një rast të dyshuar të konfliktit të interesit në seancën dëgjimore që u zhvillua të enjten në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Trupi gjykues që po kryen procesin e vetingut për prokuroren Pani përbëhet nga Roland Ilia kryesues, Firdes Shuli relatore dhe Etleda Çiftja anëtare. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Ferdinando Buatier.

Relatorja Firdes Shuli tha në fillim të seancës se hetimi administrativ për prokuroren Pani ishte përfunduar në të tri kriteret, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe profesionalizmit.

Mungesë burimesh dhe mosdeklarime

Në seancë u identifikuan një sërë problemesh për blerjen e një apartamenti të blerë në Përmet në vitin 2015 kundrejt vlerës 27 mijë euro. Relatorja Shuli tha se çmimi i blerjes në shumën 27 mijë euro ishte i ndryshëm nga ai i përcaktuar në kontratën e porosisë së vitit 2011, që figuronte në vlerën 30 mijë euro.

Edhe pse në vitin 2011 rezulton të jenë paguar dy këste për çmimin e këtij apartamenti, një në shumën 19 mijë e 500 euro dhe tjetra 500 mijë lekë, ka rezultuar se prokurorja Pani nuk e ka deklaruar as porositjen dhe as këstet e paguara në deklaratën periodike përkatëse.

Komisioni evidenton mospërputhje të deklarimeve lidhur me pagesën e kësteve në vijim si dhe pagesën e tyre në kundërshtim me kontratën e shitjes.

Relatorja Shuli tha gjithashtu se shoqëria ndërtuese kishte shpjeguar se ishte kryer një akt-marrëveshje, sipas të cilës i kishte kthyer në vitin 2011 në cash një vlerë 1.6 milionë bashkëshortit të subjektit, e paguar prej tij për çmimin e apartamentit, që ishte dakordësuar të shlyhej pasi të regjistrohej pasuria në emrin e blerësve.

Sipas Komisionit, Pani nuk e ka deklaruar pagesën dhe kthimin e vlerës në vitin 2011.

Komisioni i ka kaluar barrën e provës Panit lidhur me mospërputhje të çmimit të blerjes së apartamentit në kontratën e porositjes me atë të shit-blerjes; për mosdeklarimin e pagesave të kryera në vitin 2011 si dhe të detyrimeve të mbetura gjatë deklaratave periodike dhe për mosdeklarimin e marrëveshjes së vitit 2011 lidhur me shumën që duhej të paguante pas regjistrimit të pasurisë.

“Mbetet e paqartë për Komisionin pagesa e vlerës 1.6 milionë lekë në vitin 2016”, tha Shuli.

Prokurorja Pani tha në seancë se edhe pse nuk ishte kryer deklarimi i porosisë së apartamentit në vitin 2011, një gjë e tillë ishte kryer në 2012-ën. Ajo shtoi se në vitin 2011 vlerat ishin paguar dorazi –por e korrigjoi më pas se paratë ishin dorëzuar cash në bankë për t’iu transferuar shoqërisë ndërtuese.

E pyetur nga Shuli se përse nuk ishte pasqyruar akt-marrëveshja për pagesën e vlerës 1.6 milionë lekë pas regjistrimit të pronës, Pani tha se kontrata e shitjes ishte nënshkruar më 31 dhjetor të 2015, dhe se nuk e kishte lexuar me detaje kontratën.

Pani kundërshtoi analizën financiare dhe këmbënguli se nuk kishin qenë në pamundësi financiare për shlyerjen e kësteve të çmimit të apartamentit.

Për një autoveturë tip BMË të blerë nga bashkëshorti i prokurores Pani nga vëllai i tij në vitin 2011, Komisioni konstaton mospasqyrimin e burimit të krijimit në deklaratën veting dhe mungesë burimesh.

Pani ka shpjeguar për Komisionin se këtë mjet e kishte blerë vëllai i bashkëshortit vite më parë dhe se ai i kishte dhuruar shumën 500 mijë lekë, por se në kontratë ishte vendosur vlera reale e mjetit. Relatorja Shuli tha se nga analiza financiare ka rezultuar se prokurorja Pani dhe bashkëshorti i saj rezultonin me balancë negative në vlerën 1.8 milionë lekë për blerjen e makinës.

Lexo më shumë
*Informacioni i mësipërm është marr nga këtu