img
    Nga: Albanian Institute of Science (AIS) datë: 17 Tetor 2020

Akses Info Drejtësi një Regjistër Publik për Magjistratët, krijuar nga një Organizatë Jo Qeveritare

Databaza Akses Info Drejtësi është një minierë me të dhëna për Sistemin e Drejtësisë. Për secilin Individ të Promovuar dhe kualifikuar në procesin e Vettingut është krijuar një pasaportë me informacion, dokumenta dhe të dhëna që bëjnë të mundur kontrollin publik të integritetit të Individit. Këto të dhëna janë mirëstrukturuar dhe krijojnë një model për Regjistrin e Magjistratit. Ky Regjistër është detyrim ligjor për institucionet e reja të drejtësisë ende i pakrijuar Akses Drejtësi ka të dhëna mbi CV, vetdeklarimet publike, kulifikimet, kërkimet shkencore, promovimet në detyrë, masat disiplinore, deklarim të aseteve pasurore për secilin individ Gjyqtar dhe Prokuror.

Gjithashtu Akses Drejtësi bën të mundur në akses sipas filtrave të kërkimit për çdo dokument të institucioneve të reja të drejtësisë si akte, vendime, procesverbale, raporte etj.

AIS organizata promotore e Open Data për Shqipërinë ka krijuar dhe mirëmban këtë minjerë të të dhënave.

Më 1 Tetor Procesi i Vettingut ka Konfirmuar plotësisht në detyrë vetëm 76 Gjyqtarë, Prokuror dhe individ të Sistemit të Drejtësisë.

123 gjyqtar dhe prokuror janë shkarkuar. Për 48 procesi është ndërprerë.

28 individë kanë marrë një vendim nga Komisioni i Posaçëm i Kualifikimit dhe janë në pritje të apelimit të Komisionerit Publik ose shqyrtimit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Lexo më shumë
*Informacioni i mësipërm është marr nga këtu