img
    Nga: exit.al datë: 2020/10/04

KPA largon nga sistemi i drejtësisë gjyqtarin e Apelit Shkodër, Luan Dervishi

Kolegji i Posaçëm i Apelimit rrëzoi ankesën e ish gjyqtarit të Apelit Shkodër Luan Dervishi, duke lënë në fuqi vendimin e shkarkimit.

Vendimi u mor nga trupa gjykuese e përbërë nga Ardian Hajdari, Sokol Çomo, Albana Shtylla, Ina Rama dhe Natasha Mula.

Luan Dervishi u shkarkua nga detyra më 26 nëntor 2018, pasi ju gjetën probleme të shumta në deklarimet e pasurive dhe mungesë profesionalizmi. KPK argumentoi se gjyqtari Dervishi kishte deklarime të pasakta; fshehje e pasurive dhe mungesë e burimeve të ligjshme për justifikimin e tyre; deklarime të rreme e konflikt interesi.

Lexo më shumë
*Informacioni i mësipërm është marr nga këtu