img
    Nga: exit.al datë: 2020/08/04

KPK konfirmon në detyrë gjyqtaren që liroi Lulzim Berishën

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë, ditën e martë, më 4 gusht, gjyqtaren e Gjykatës së Apelit të Durrësit, Anita Mici, e njohur për lirimin nga burgu të anëtarit të bandës së Durrësit Lulzim Berisha. Trupa gjykuese përbêhej nga gjyqtarët Lulzim Hamitaj, Brunilda Bekteshi dhe Olsi Komici.
KPK nuk gjeti probleme e pasurinë e gjyqtares si dhe hodhi poshtë një raport me papërshtatshmërie nga DSIK. Ndërsa, Komisioni dërgoi për inspektim pranë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë çështjen e lirimit të Lulzim Berishës. Me një vendim të dyshimtë gjykate, Anita Mici liroi në 2016 Lulzim Berishën, me justifikimin se ai kishte siguruar një kontratë punë në Bashkinë Durrës.

Lexo më shumë
*Informacioni i mësipërm është marr nga këtu