Ambasadorja Kim thirrje gjyqtarëve të aplikojnë për Gjykatën Kushtetuese
Ambasadorja Amerikane në Tiranë Yuri Kim mbështeti thirrjen e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit për gjyqtarët e vetuar për të aplikuar në Gjykatën Kushtetuese.
“Shumë mirë që KLGJ, pas KLP po vepron në mbështetje të gjyqtarëve të vetuar, të cilët aplikojnë për 2 vendet e hapura në Gjykatën Kushtetuese. Ne shpresojmë që kjo do të inkurajojë edhe më shumë gjyqatrë për të aplikuar. Shqipëria ka nevojë për ju”, tha Yuri Kim.
Këshilli i Lartë Gjyqësor i ka bëri thirrje publike sot gjyqtarëve që kanë kaluar vetingun të aplikojnë për Gjykatën Kushtetuese, e cila ende mbetet jashtë funskionit.
Aktualisht KLGJ ha hapur thirrje për kandidatë për në Gjykëtan Kushtetuese, por numri i aplikimeve ka qenë i ulët dhe në disa raste aplikimet janë përsëritur nga e para, duke bërë që vendi të mbetet prej më shumë se 2 vitesh pa Gjykatë Kushtetuese.