img
    Nga: Reporter.al datë: 2020/10/08

Komisioneri Publik tërhiqet pjesërisht nga ankimi ndaj prokurorit Dritan Peka

Komisioneri Publik, Dariel Sina dhe drejtuesi i Prokurorisë së Apelit Tiranë, Dritan Peka paraqitën të enjten konkluzionet përfundimtare lidhur me shkaqet e ankimit të kryer kundër konfirmimit të tij në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Sina u tërhoq nga qëndrimi i tij lidhur me shkaqet e ngritura në ankim për aspektin profesional dhe etikën, ndërkohë që kërkoi shkarkimin e Pekës për deklarim të pamjaftueshëm në kriterin e pasurisë.

Sipas Sinës subjekti nuk mbulonte me burime financiare një pjesë të shpenzimeve për udhëtime jashtë shtetit të bëra që nga viti 2004.

Sina la në çmimin e Kolegjit shkaqet fillestare të ankimit ndaj subjektit që lidheshin me një kredi të butë për strehim. Sina u tërhoq edhe nga ankimi për punësimin e një të afërmi të afërmi të pakualifikuar të ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla në Prokurorinë e Apelit Tiranë.

Ai gjithashtu u tërhoq nga tre denoncimet që kishin ardhur kundër subjektit në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

Prokurori Peka deklaroi se nuk kishte balanca negative në analizën financiare nga udhëtimet, por pranoi që në deklarimit vjetore pranë ILDKPKI nuk kishte deklaruar gjendjen ‘cash’.

Dritan Peka e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në Shqipëri në vitin 2000. Ai ka punuar si prokuror i Prokurorisë së Tiranës deri në vitin 2008, kur është promovuar si prokuror i Apelit të Tiranës. Ai është drejtuesi i Prokurorisë së Apelit të Tiranës prej vitit 2015.

Lexo më shumë
*Informacioni i mësipërm është marr nga këtu