img
    Nga: RADIO TELEVIZIONI SHQIPTAR datë: 2020/10/08

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim, përshëndet thirrjen e KLGJ-së, për plotësimin e vakancave në Gjykatën Kushtetuese

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim, ka përshëndetur thirrjen e KLGJ-së, për plotësimin e vakancave në Gjykatën Kushtetuese. Ambasadorja Kim thekson se “kjo do të nxisë më shumë gjykatës që t’i përgjigjen thirrjes së detyrës”.

“Shumë mirë që KLGJ-ja (pas KLP-së) po vepron për të mbështetur sigurinë e karrierës për gjykatësit që kanë kaluar vetingun të cilët do aplikojnë në dy vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese. Ne shpresojmë se kjo do të nxisë më shumë gjykatës që t’i përgjigjen thirrjes së detyrës. Shqipëria ka nevojë për ju!”, shkruan ambasadorja Yuri Kim.

Lexo më shumë
*Informacioni i mësipërm është marr nga këtu