img
    Nga: Reporter.al datë: 2020/10/09

Etleva Temo përballet me dyshime për konflikt interesi dhe probleme për pasurinë

Të premten në mëngjes Komisioni i Pavarur i Kualifikimit mbajti seancën dëgjimore për rivlerësimin e gjyqtares së Apelit Korcë, Etleva Temo.

Procesi i vetingut për gjyqtaren Temo po kryhet nga trupi gjykues i përbërë nga Firdes Shuli kryesuese, Olsi Komici relator dhe Pamela Qirko anëtare. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Branko Hrvatin.

Gjatë seancës dëgjimore u identifikuan probleme për pasurinë; etikën dhe u ngritën dyshime për konflikt interesi në gjykimin e disa çështjeve, gjetje që u kundërshtuan prej subjektit të rivlerësimit.

Në seancë u ngritën dyshime edhe për veprime fiktive në këmbimin e një autoveture të prodhimit të vitit 1986 me një mjet të vitit 99-ës, që bashkëshorti e ka shitur disa herë më shtrenjtë. Gjithashtu u identifikua pamundësi financiare për krijimin e pasurive dhe kryerjen e shpenzimeve.

Etleva Temo e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2003 si gjyqtare në Gjykatën e Pogradecit. Në vitin 2014, Temo është promovuar si gjyqtare në Gjykatën e Apelit të Korçës.

Lexo më shumë
*Informacioni i mësipërm është marr nga këtu