img
    Nga: Reporter.al datë: 2020/07/23

KPK shkarkon gjyqtaren e Apelit Flutura Skënderi

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi të enjten shkarkimin e gjyqtares së Apelit të Tiranës Flutura Skënderi. Gjatë seqancës dëgjimore Skënderit iu vunë në dukje disa pasaktësi në deklarimin e pasurisë dhe po ashtu dy raste të konfliktit të interesit. Trupa gjykuese që kreu procesin rivlerësimit kalimtar për gjyqtaren Skënderi e drejtuar nga Pamela Qirko kryesuese, Lulzim Hamitaj relator dhe Valbona Sanxhaktari anëtare. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte e pranishme Maria Tuma. Relatori Lulzim Hamitaj tha se hetimi për gjyqtaren Skënderi ishte përfunduar në të tri krietret e rivlerësimit, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe profesionalizmit. Komisioni evidentoi në seancë dëgjimore dy çështje ku dyshohet se gjyqtarja Flutura Skënderi është gjendur në kushtet e konfliktit të interesit, të cilat lidhen me kompaninë me të cilën ajo kishte shkëmbyer truallin në këmbim të një apartamenti 72m2 dhe blerjes së shtesës prej 50m2. Po ashtu Komisioni i Pavarur i Kualifikimit evidentoi pasaktësi në deklarimet periodike vjetore të gjyqtares Flutura Skënderi lidhur me të ardhurat dhe shpenzimet ndër vite si dhe pamundësi financiare për kryerjen e investimeve të deklaruara.

Lexo më shumë
*Informacioni i mësipërm është marr nga këtu