KLGJ e KLP vendosën se mbarimi i mandatit të anëtarëve jashtëgjyqësorit mbaron në dhjetor 2021
Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi se mandatet e anëtarëve, të cilët kanë një mandat 3 vjeçar, përfundojnë në dhjetor të 2021.
Anëtarët për të cilët bëhet fjalë janë kryetari i KLP-së, Gent Ibrahimi, anëtari i KLP-së Sandër Beci, zëvendëskryetari i KLGJ-së Maksim Qoku dhe anëtari i KLGJ-së Erjon Muharremaj.
Vendimi i KLP dhe KLGJ erdhi pas njoftimit të Kuvendit për hapjen e garës për zëvendësimin e tyre.
Kuvendi kishte marrë për bazë si përllogaritje ditën e emërimit të anëtarëve jo ditën e konstituimit të tij, duke parashikuar kështu se anëtarëve ju mbaronte mandati në shkurt 2021.
Sipas ligjit për organet e qeverisjes së drejtësisë jo më vonë se 4 muaj për pëpara mbarimit të mandatit të anëtarëve nga jogjyqësori, Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit hap garën për zëvendësimin e tyre.