Gjyqi i prokurores Donika Prela në KPA shtyhet për në shtator
Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi të hënën të shtyjë për datën 3 shtator çështjen e prokurores Donika Prela pasi kjo e fundit paraqiti një raport mjekësor për të justifikuar mungesën si dhe kërkoi që çështja e saj të shqyrtohet pas pushimeve të gushtit. “Për arsye shëndetësore, ju lutem pranoni kërkesën për shtyrje seance,” shkroi Prela në letrën e saj, e cila u dorëzua nga bashkëshorti. “Gjithashtu, ju lutem merrni parasysh se muaji gusht është muaj pushimesh për sistemin gjyqësor,” shtonte letra. Komisioneri Publik Florian Ballhysa e la në çmim të gjykatës vendimin dhe Kolegji i Posaçëm i Apelimit e pranoi atë duke caktuar datën 3 shtator për seancën e ardhshme.
Lexo më shumë