Presidenca thirrje për aplikim në Gjykatën Kushtetuese
Presidenti Ilir Meta i bëri thirrje juristëve të aplikojnë për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese.
Në njoftimin për shtyp, presidenca kujtoi se 14 tetori është afati i fundit i aplikimit për vendin vakant të hapur nga Presidenti më 27 shtator 2020.
Kjo është thirrja e tretë, e hapur nga Meta për vendin vakant të krijuar më 7 shkurt 2018.
Plotësimi i Gjykatës Kushtetuese është kusht për organizimin e konferencës ndërqeveritare BE-Shqipëri.