img
    Nga: Reporter.al datë: 2020/10/16

Gjyqtari Zihni Shahu dha dorëheqjen 7 muaj pas nisjes së procesit të vetingut

Ish-gjyqtari i Gjyaktës së Elbasanit Zihni Shahu njoftoi Komisionin e Pavarur të Kualifikimit se kishte dhënë dorëheqjen, 7 muaj pasi ndaj tij kishte filluar hetimi administrativ dhe kërkoi të përjashtohej për 15 vjet nga e drejta për të punuar në sistemin e drejtësisë.

Shahu u shartua si subjekt rivlerësimi në fund të vitit të kaluar, në janar 2020 ai u njoftuar për trupën gjykuese me Firdes Shuli, kryesuese, Brunilda Bekteshi relatore dhe Suela Zhegu anëtare. Shahu i ktheu përgjigje Komisionit se ai nuk kishte konflikt interesi.

Por në vendimin e shkurtër të Komisionit në të cilin verifikohet dorëheqja e tij dhe largimi nga sistemi për 15 vjet, thuhet se 7 muaj nga ky proces tani ish-gjyqtari i Elbasanit i shkroi KPK për të njoftuar se do të jepte dorëheqjen.

“Në datën 20.7.2020 subjekti i rivlerësimit, përmes postës elektronike, deklaroi për Komisionin se hiqte dorë nga detyra e magjistratit, moskandidimin në detyrë për një afat prej 15 vitesh, si dhe pas këtij njoftimi do t’i drejtohej organit kompetent, KLGJ-së, sipas ligjit për dorëheqjen”, thuhet në vendimin e publikuar nga Komisioni.

Komisioni tha se pas kësaj kishte verifikuar dorëheqjen e Shahut, e cila ishte bërë përfundimtare në gusht të këtij viti me një vendim të Këshillit të Lartë Gjyqësorë.

KPK vuri në dukje se menjëherë pas këtij vendimi u vendos ndërprerja e procesit. Ndërkohë Komisionoi sanksionon në vendim që Shahut i ndalohet të jetë pjesë e sistemit për 15 vjet.

Lexo më shumë
*Informacioni i mësipërm është marr nga këtu