img
    Nga: Reporter.al datë: 2020/10/16

KPK konfirmon në detyrë gjyqtaren e Gjykatës së Posaçme, Flora Hajredinaj

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të premten vendimin për gjyqtaren pranë Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Flora Hajredinaj. Trupi gjykues KPK i përbbërë nga Brunilda Bekteshi kryesuese, Olsi Komici relator dhe Firdes Shuli anëtare, njoftuan se vendosën konfirmimin në detyrë të gjyqtares Flora Hajredinaj.

Gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar më datë 7 tetor, Komisioni ngriti dyshime për mundësitë financiare të gjyqtares së Gjykatës së Posaçme, Flora Hajredinaj dhe vjehrrit të saj për dhënien e një dhurate prej 40 mijë eurosh që kishin shërbyer për blerjen e një apartamenti.

Hajredinaj shpjegoi në seancë se deri në blerjen e apartamentit kishin jetuar së bashku me prindërit e bashkëshortit dhe kërkoi që mundësia e kursimeve të përllogaritej për të gjithë së bashku. Gjithashtu, ajo i kërkoi KPK që të konsideroheshin edhe të ardhurat nga qiratë e dy lokaleve në Bajram Curri dhe paraqiti si indicie për të vërtetuar marrëdhëniet e qirave një listë të gjatë deklaratash noteriale të personave që i kishin marrë me qira dhe të atyre që kishin punuar aty, të cilët deklaronin se në dijeninë e tyre lokalet ishin dhënë me qira nga vjehrri i Hajredinajt.

Në seancën dëgjimore u debatua edhe mbi dy qëndrime të ndryshme të DSIK që u kundërshtuan nga gjyqtarja Flora Hajredinaj.

Lexo më shumë
*Informacioni i mësipërm është marr nga këtu