KED hedh shortin për caktimin e anëtarit relatorë për verifikimin e kandidatëve për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës lidhur me zhvillimin e procedurës së shortit për caktimin e anëtarit relatorë për ndjekjen e proçedurave të verifikimit, vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve per vendin vakant , vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, shpallur në datën 07.02.2018, rishpallur në datën 27.09.2019 dhe rishpallur përsëri nga Presidenti i Republikës me Dekretin nr. 11742 datë 24.09.2020, për shkak të mbarimit parakohe të mandatit të gjyqtarit Besnik Imeraj.
Gjithashtu, po sot është hedhur shorti edhe për caktimin e anetarit relator per ndjekjen e procedurave te verifikimit, vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve per vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, shpallur në datën 28.08.2018, rishpallur në datën 21.08.2019 dhe rishpallur përsëri nga Kuvendi i Republikës me datë 24.09.2020, për shkak të mbarimit parakohe të mandatit të gjyqtarit Fatos Lulo. Pas organizimit të këtij shorti, rezultatet janë si më poshtë vijon:
Vendi vakant në Gjykatën Kushtetuese
1. Mandat i shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 07.02.2018/27.09.2019/24.09.2020
Relatore anëtare e KED: Zj. Vitore Tusha
Këshilltar: Sajmir Nazifi
Kandidati: Orkida Totojani
Altin Binaj
Aldona Sylaj
Këshilltar: Besmir Rapaj
Kandidati: Eugen Papandile
Ardita Buna Alsula
Këshilltar: Aulona Bodo
Kandidati: Shaqir Hasanaj
Ilir Hasnedari
Klajdi Mone
Këshilltar: Laureta Nezaj
Kandidati: Përparim Kalo
Aleksandër Toma
Vendi vakant në Gjykatën Kushtetuese
2. Mandat i shpallur nga Kuvendi i Republikës në datën 28.08.2018/21.08.2019 /24.09.2020
Relatore anëtare e KED: Zj. Saida Dollani
Këshilltar: Laureta Nezaj
Kandidati: Ardita Buna Alsula
Këshilltar: Sajmir Nazifi
Kandidati: Altin Binaj
Këshilltar: Besmir Rapaj
Kandidati: Ilir Hasnedari
Me nisjen e kësaj faze, KED ka marrë të gjitha masat e duhura për të realizuar një proces të rregullt ligjor, efektiv dhe të shpejtë, nëpërmjet kryerjes së një hetimi dhe verifikimi të thellë e të kujdesshëm për secilin nga kandidatët konkurues për vendet vakante.
Megjithatë, pavarësisht nga angazhimi maksimal i këtij këshilli, thellësia e procesit të verifikimit, besueshmëria, integriteti dhe shpejtësia e tij varet gjithashtu edhe nga kontrolli dhe informacionet që duhet të dërgohen nga institucionet publike si: Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, Kolegji i Posaçëm i Apelimit, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, Prokuroria e Përgjithshme, Autoriteti i Dosjeve, etj., si dhe subjektet private, të cilat sipas dispozitave ligjore, duhet t’i kthejnë përgjigjet në kohën më të shpejtë të mundshme, me informacione të plota dhe të sakta në shërbim të realizimit me sukses të misionit kushtetues e ligjor të KED.