img
    Nga: Reporter.al datë: 2020/12/16

Prokurori i Dibrës Shkëlzen Cena, pas vendimit të KPK. Foto:BIRN

KPK shkarkoi nga detyra prokurorin Shkëlzen Cena në qershor të vitit 2019, i cili asokohe kandidonte për një pozicion në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK. Në vendimin e arsyetuar, KPK argumentonte se shkarkimi u bazua në problemet e konstatuara me pasurinë si dhe për “cenim të besimit të publikut te drejtësia”, lidhur me pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin. KPK identifikon dy raste kur janë gjetur mangësi të hetimit nga ana e Cenës që kanë sjellë favorizimin e dy të pandehurve. Ndërkohë, Komisioni ka konkluduar se prokurori Shkëlzen Cena ka kryer deklarim të pamjaftueshëm dhe të pasaktë për pasurinë dhe se ka pasur mungesë të ardhurash për krijimin e pronave dhe shpenzimet.

*Informacioni i mësipërm është marr nga këtu