img
    Nga: exit.al datë: 2020/12/17

KPA përjashton për 15 vite nga drejtësia gjyqtaren e Tiranës, Arjana Liço

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka përjashtuar për 15 vite nga sistemi i drejtësisë gjyqtaren e Tiranës, Arjana Liço, pas dorëheqjes dhe ndërprerjes së procesit të vetingut. Vendimi i KPA-së u mor nga Rezarta Schuetz, Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Ina Rama dhe Natasha Mulaj. Të enjten KPA la në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, i cili po ashtu kishte vendosur përjashtimin për 15 vite të Liços. Procesi i vetingut u ndërpre në maj 2020 për Arjana Liçon, me kërkesë të saj. Ajo argumentoi se kishte mbushur moshën për pension dhe kishte bërë kërkesë për të dalë në pension.

*Informacioni i mësipërm është marr nga këtu