img
    Nga: exit.al datë: 2020/12/17

KLP emëron Fatjona Memçajn në ‘Eurojust’

Fatjona Memçaj është emëruar përfaqësuese e Shqipërisë në ‘Eurojust’ nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Ajo do të ushtrojë detyrën e prokurorit ndërlidhës në zyrën e EUROJUST në Hagë për një periudhë prej 2 vjet e 6 muaj. Eurojust është ngritur në vitin 2002 me një vendim të Këshillit Europian. Ai ka në përbërje të tij prokurorë, magjistratë dhe oficerë policie nga çdo vend anëtar i Bashkimit Evropian si dhe prokurorët ndërlidhës nga vendet e treta ku bën pjesë edhe Shqipëria që nga data 1 nëntor 2019. Prokurorët ndërlidhës punojnë përkrah kolegëve të tyre nga vendet anëtare të BE, për të siguruar mbështetje në hetimet ndërkufitare ku përfshihet edhe vendi i tyre. Fatjona Memçaj ishte një nga tre kandidatët për Kryeprokuror të Përgjithshëm, para se në detyrë të zgjidhej Olsian Çela. Ajo ishte gjithashtu pjesë e kandidatëve për t’u zgjedhur në KED.

*Informacioni i mësipërm është marr nga këtu