Zhaklina Peto tërhiqet nga gara për Gjykatën Kushtetuese
Kandidatja për Gjykatën Kushtetuese, Zhaklina Peto është tërhequr nga gara, njofton KED, i cili ka përfunduar sot procedurat për verifikimin dhe vlerësimin e saj. “Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, pasi vijoi me shqyrtimin e gjetjeve në procedurën e verifikimit për kandidatin për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019 vendosi: Përfundimin e procedurës së verifikimit, vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes, së kandidaturës së Zj. Zhaklina Peto, për shkak të tërheqjes nga kandidimi, për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese”, thuhet në njoftimin e KED. Zhaklina Peto kishte paralajmëruar daljen nga gara një ditë më parë. Ajo tha se zotëron dokumentet për të mbështetur kandidaturën e saj por e ka të pamundur t’i marrë pasi është me COVID-19 që prej datës 19 dhjetor. Ajo shtoi se pavarësisht kësaj KED nuk i ka dhënë kohë më shumë.
Lexo më shumë