img
    Nga: RADIO TELEVIZIONI SHQIPTAR datë: 2020/12/23

Kushtetuesja bëhet funksionale, OSBE: Lajm fantastik

OSBE ka reguar për bërjen funksionale të Gjykatës Kushtetues me emërimin e anëtarit të 6-të të saj, Përparim Kalo. OSBE e cilëson lajm fantastik, ndërsa shkruan në latinisht 'Ad Majora' një frazë e përdorur si dëshirë për të arritur rezultate gjithnjë e më pozitive në punën e dikujt. “Zgjedhja e Përparim Kalos anëtar i Gjykatës Kushtetuese është një lajm tjetër fantastik dhe një hap themelor. Për herë të parë, në mbi dy vjet e gjysmë, Gjykata do të ketë kuorum, duke bërë të mundur funksionimin e saj. Urime, gjykatës Kalo për zgjedhjen Tuaj dhe ad majora!” – ambasador Vincenzo Del Monaco, Kryetar i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri.

*Informacioni i mësipërm është marr nga këtu