img
    Nga: Albanian Institute of Science (AIS) datë: Shkurt 2024

Lista emërore - Gjyqtarë dhe Prokurorë të Konfirmuar në Procesin e Vettingut 08.02.2018 - 01.11.2023.

Në përfundim të procesit të Vettingut janë konfirmuar plotësisht në detyrë 251 magjistratë, 36% e subjekteve thirrur në Vetting ose 45.2% e subjekteve që kanë përfunduar plotësisht procesin e Vettingut.

Në subjektet e konfirmuar në detyrë sipas profilit janë konfirmuar:
- 136 gjyqtarë
- 103 prokurorë
- 4 ndihmës ligjorë
- 6 këshilltarë ligjorë
- 2 nëpunës në KLGJ dhe Inspektorë

Shprehur në përqindje: 54.2 % e tyre janë gjyqtarë, 41% prokuror, 1.6% ndihmës ligjorë, 2.4 % këshilltarë ligjorë dhe 0.8% janë nëpunës dhe inspektorë.

Prej subjekteve të konfirmuar plotësisht 134 subjekte janë femra dhe 117 subjekte janë meshkuj, ose 53.8% e subjekteve të konfirmuar femra dhe 46.2% meshkuj. Megjithëse rezultojnë më pak në Sistem, grupi femra ka më shumë sukses në Proces Vlerësimi.

218 subjekte ose 87% e subjekteve të konfirmuar plotësisht janë konfirmuar me vendim të formës së prerë që në KPK dhe 34 subjekte ose 13% e subjekteve të konfirmuar plotësisht janë konfirmuar me vendim të KPA, duke lënë në fuqi vendimin e KPK për konfirmim në detyrë ose duke rrëzuar vendimin e KPK për shkarkim nga detyra të subjektit.

Lexo më shumë
*Informacioni i mësipërm është marr nga këtu