img
    Nga: Albanian Institute of Science (AIS) datë: Shkurt 2024

Lista emërore - Gjyqtarë dhe Prokurorë në pritje të fillimit të procesit të Vettingut pas datës 01.11.2023.

Rezulton se deri më datë 31.12.2024, datë në të cilën përfundon mandati kushtetues i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit sipas pikës nr. 8 të nenit 179/b të Kushtetutës së Republikë së Shqipërisë, do të përfundojë procesi i Vettingut për 93 subjekte, përkatësisht 39 subjekte femra dhe 54 meshkuj në profilin gjyqtar, prokuror dhe ndihmës ligjorë.

Nga këto 93 subjekte që janë aktualisht në proces rivlerësimi:
- 22 subjekte janë profili gjyqtar, nga të cilët 18 subjekte janë gjyqtarë pranë Gjykatave të Rrethit Gjyqësor, 2 gjyqtarë pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë dhe 2 gjyqtarë pranë Gjykatës Administrative të Apelit. Ndërsa referuar kriterit të grupit gjinor janë 10 femra dhe 12 meshkuj.
- 40 subjekte janë profili prokuror pranë Prokurorive të Gjykatave të Rretheve Gjyqësore në Republikën e Shqipërisë, të cilët sipas kriterit gjinor janë 8 femra dhe 32 meshkuj.
- 31 subjekte janë profili ndihmës ligjorë pranë prokurorive dhe gjykatave të sistemit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë, prej të cilëve 21 femra dhe 10 meshkuj.

Lexo më shumë
*Informacioni i mësipërm është marr nga këtu