Prela kërkon shtyrjen e seancës për 14 ditë në KPA
Prokurorja Donika Prela kërkoi shtyrjen e seancës në Komisionin e Pavaruar të Kualifikimit (KPA) për arsye shëndetësore. Ajo paraqiti një raport shëndetësor ku thuhej se nuk mund të paraqitet në seancë për 14 ditë.
Prokurorja ka kërkuar më herët përjashtimin e Ina Ramës dhe Natasha Mulajt nga trupa që po e gjykon në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, pasi mund ta paragjykojnë Prelën gjatë gjykimit. Ndërsa të premten, nga trupa gjykuese u largua gjyqtari Luan Daci, dhe u zëvendësua me Rezarta Schuetz.
Prela u konfirmua në detyrë nga shkalla e parë e vetingut, në një nga vendimet më të debatueshme të KPK-së.