img
    Nga: exit.al datë: 2020/07/27

Kalon vetingun gjyqtarja Blerona Hasa

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar të hënën në detyrë gjyqtaren e Gjykatës Administrative të Apelit Blerona Hasa.
Vendimi u mor nga Olsi Komici, Brunilda Bekteshi dhe Xhensila Pine.
Gjatë seancës së 23 korrikut, KPK deklaroi se kishte gjetur disa pasaktësi në deklarimin e pasurisë së gjyqtares.
Sipas relatores Brunilda Bekteshi, kishte mospërputhje mes të dhënave të pasqyruara në deklaratën veting nga gjyqtarja Hasa dhe dokumentacionit të administruar nga institucionet për ndërtimin e një kati banimi dhe papafingoje në pjesën e sipërme të një shtëpie në Durrës.

Lexo më shumë
*Informacioni i mësipërm është marr nga këtu