img
    Nga: Reporter.al datë: 2020/07/20

Kolegji pushon ankimin e ish-prokurorit Tom Dedaj kundër shkarkimit

Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi të hënën të pushojë çështjen lidhur me ankimin e ish-prokurorit të Peshkopisë, Tom Dedaj kundër vendimit të 28 janarit 2019 të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, KLP për shkarkimin e tij nga detyra. Ish-prokurori Tom Dedaj u dënua me 3 vite burg nga ish-Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda në korrik të vitit 2018 për “korrupsion pasiv”. Por në nëntor 2018, Apeli e lehtësoi situatën e Dedës duke ndryshuar akuzën në “moskallëzim krimi” dhe e dënoi me një vit heqje lirie, si dhe pezullimin e dënimit me vendosjen e tij në periudhë prove dy vjeçare. Dedaj u procedua nga ish-prokuroria për Krime të Rënda pas denoncimit në emisionin investigativ “Fiks Fare” të një rasti kur një qytetar i ofroi në zyrë 20 mijë lekë në këmbim të rikthimit të kamionit të bllokuar. Ish-prokurori Tom Dedaj mungoi në seancën publike të zhvilluar nga KPA. Kryesuesja e trupit gjykues të Kolegjit, Natasha Mulaj tha në filllim të seancës se KPA është vënë në lëvizje nga një vendim i Gjykatës Administrative të Apelit i tetorit 2019 që ka vendosur “shpalljen e moskompetencës funksionale…” dhe dërgimin e akteve në institucionin më të lartë të rivlerësimit të prokurorëve e gjyqtarëve.

Lexo më shumë
*Informacioni i mësipërm është marr nga këtu