img
    Nga: Reporter.al datë: 2020/07/20

Prokurorja Enkeleda Osmani (Xhengo) kalon vetingun

Prokurorja Enkeleda Osmani (Xhengo) u konfirmua në detyrë mëngjesin e së hënës, pas hetimit administrativ për të tre kriteret e rivlerësimit. Vendimi u shpall nga trupa gjyqësore e KPK-së, e drejtuar nga Roland Ilia, me relatore Brunilda Bekteshi dhe anëtare Suela Zhegu.
Enkeleda Osmani (Xhengo) ka përfunduar studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2004 dhe punon si prokurore në Prokurorinë e Durrësit prej gati 15 vitesh. Në vitin 2019, Osmani kandidoi për një vend në Prokurorinë e Posaçme, SPAK pa mundur që të përzgjidhet.
Gjatë seancës dëgjimore, Komisioni evidentoi si problem mungesën e dokumentacionit për të ardhurat e bashkëshortit në disa kompani biznesi. Sipas relatores Bekteshi, nga hetimi kishte rezultuar diferencë e madhe mes të ardhurave të deklaruara të bashkëshortit dhe të ardhurave për të cilat Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe Tatimet konfirmonte pagesën e detyrimeve tatimore.

Lexo më shumë
*Informacioni i mësipërm është marr nga këtu