img
    Nga: Reporter.al datë: 2020/07/18

Gjykata Kushtetuese mbetet në vendnumëro

Dy thirrje paralele të hapura nga Kuvendi i Shqipërisë dhe Presidenti i Republikës nuk prodhuan asnjë kandidat të vlefshëm për Gjykatën Kushtetuese, duke e shtyrë edhe më tej vënien e saj në funksionim.
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi njoftoi pas një mbledhjeje të zhvilluar deri në orët e vona të së premtes se ishte vendosur ndalimi i kandidimit për gjashtë juristë, ndërsa tre të tjerë u tërhoqën nga gara.
Nga kandidimi janë tërhequr Klodian Rado, Prel Martini dhe Envi Hicka. Ndërsa Këshilli i Emërimeve në Drejtësi vendosi ndalimin e kandidimit për Besnik Muçin, Ardita Alsulën, Shaqir Hasanajn, Vjosa Bodon, Vasil Bendon dhe Dedë Kasnecin.
“Kandidatët për të cilët është vendosur ndalimi, kanë patur mangësi të një apo disa kushteve të parashikuara nga Kushtetuta dhe ligji,” deklaroi KED, pas procedurës së vlerësimit të kandidaturave.

Lexo më shumë
*Informacioni i mësipërm është marr nga këtu