img
    Nga: Reporter.al datë: 2020/07/17

Donika Prela kërkon përjashtimin e Natasha Mulajt dhe Ina Ramës për konflikt interesi

Ish-drejtuesja e Prokurorisë për Krime të Rënda, Donika Prela e nisi ballafaqimin me Kolegjin e Posaçëm të Apelimit të premten me kërkesën për përjashtimin e dy anëtareve të trupës, Natasha Mulaj dhe Ina Rama –duke pretenduar se ishin në kushtet e konfliktit të interesit.
Gjatë seancës që zgjati rreth gjashtë orë, Prela, e cila punon aktualisht në Prokurorinë e Tiranës kundërshtoi kërkesën për shkarkim të Komisionerit Publik, Florian Ballhysa, ndërsa dorëzoi prova të reja dhe kërkoi riçeljen e hetimit gjyqësor në Kolegj.
Donika Prela u konfirmua unanimisht në detyrë më 5 shkurt të vitit 2019 nga trupa gjykuese e përbërë nga Roland Ilia, Valbona Sanxhaktari dhe Olsi Komici. Megjithatë, vendimi i KPK-së u ankimua nga Komisioneri Publik, i cili kritikoi justifikimin që trupa gjyqësore u bëri të ardhurave të pataksuara të bashkëshortit të Prelës.
Prokurorja Donika Prela i mbështeti kërkesat e saj për përjashtimin e Natasha Mulajt dhe Ina Ramës me hetimet e kryera ndaj të afërmve dhe familjarëve të tyre.
Ajo kërkoi fillimisht përjashtimin e anëtares Ina Rama, duke pohuar se kishte pritur që kjo e fundit të reagonte vetë.
“Kam pritur që anëtarja e trupit gjykues, znj.Ina Rama të deklaronte gjendjen në kushtet e konfliktit të interesit dhe të jepte dorëheqjen, pasi unë në cilësinë e prokurorit kam zhvilluar hetime në ngarkim të kushërirës së parë të znj.Rama, për veprën penale ‘falsifikim të dokumenteve shkollorë’ në vitin 2017,” tha Prela në KPA.
Prela shpjegoi më tej se kushërira e Ramës kishte qenë e punësuar si sekretare në Prokurorinë e Durrësit deri në vitin 2014, ndërsa në vonë në cilësinë e psikologes, duke paraqitur një diplomë të universitetit “Kristal”. Nga hetimet e kryera për rastin pas një kallëzimi penal, Prela tha se është verifikuar se diploma ishte e falsifikuar.

Lexo më shumë
*Informacioni i mësipërm është marr nga këtu