img
    Nga: Reporter.al datë: 2020/07/16

Gjyqtari Selim Kryeziu përballet me probleme të pasurisë dhe raport negativ për figurën

Gjyqtari i Gjykatës së Apelit të Shkodrës, Selim Kryeziu u vu përpara dy raporteve negative nga institucionet ndihmëse të procesit të vetingut, ndërsa në seancën e së enjtes Komisioni i Pavarur i Kualifikimit bëri me dije se kishte konfirmuar disa nga shkeljet e gjetura prej ILDKPKI-së dhe DSIK-së. Seanca ndaj Kryeziut u kryesua nga Valbona Sanxhaktari, ndërsa relatore ishte Etleda Çiftja dhe anëtare e trupës, Xhensila Pine. Nw cilwsinw e vëzhguesit ndwrkombwtar ishte i pranishwm Theo Jacobs. Selim Kryeziu e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1998 si gjyqtar në Gjykatën e Librazhdit. Në vitin 2006, ai është emëruar inspektor pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ndërsa në vitin 2012 u promovua si gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Shkodrës.

Lexo më shumë
*Informacioni i mësipërm është marr nga këtu