Shkarkohet prokurori i Gjirokastrës, Spartak Çoçoli
Prokurori Spartak Çoçoli i Prokurorisë së Gjirokastrës u shkarkua nga detyra të enjten, pas problemeve me integritetin dhe profesionalizmin. Vendimi u shpall nga trupa gjykuese e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, e drejtuar nga Lulzim Hamitaj.
Spartak Çoçoli e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1991 dhe ka punuar për më shumë se dy dekada në Prokurorinë e Gjirokastrës. Në janar 2019, Çoçoli u pezullua nga detyra pas përfshirjes së tij në një hetim të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ku dyshohej për veprën penale të korrupsionit. Aktualisht, çështja e tij është duke u shqyrtuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Procesi i vetingut për Çoçolin u krye mbi dy kritere, për pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin. Sipas raportit të DSIK, Çoçoli ishte i papërshtatshëm për të qenë pjesë e sistemit të drejtësisë për shkak të përfshirjes në korrupsion.