img
    Nga: Reporter.al datë: 2020/07/10

KPA largon përfundimisht nga sistemi i drejtësisë Petrit Çenon

Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi të enjten të lërë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin e gjyqtarit të Apelit të Durrësit, Petrit Çeno për mosdeklarime dhe deklarime të rreme.
Në shkurt të vitit 2019, KPK vendosi të shkarkojë nga detyra pasi u konstatuar një sërë problemesh për kriterin e deklarimit të pasurisë.
Sipas Komisionit, veç mungesës së të ardhurave të ligjshme për të justifikuar pasurinë, Çeno kishte fshehur të ardhurat vjetore dhe pjesëmarrjen e të birit si aksioner në 5 kompani.
KPK gjeti probleme edhe në blerjen e një apartamenti 98 m2 dhe një garazhi 22 m2, shitjen e një apartamenti në Durrës dhe blerjen e një apartamenti tjetër në Golem. Komisioni e akuzon subjektin për një sërë fshehjesh të pasurisë, përfshi vlerën e një apartamenti 144 m2 të blerë nga bashkëshortja, ndërsa shprehet se Çeno kishte mashtruar bankën për një kredi të cilës i ishte ndryshuar destinacioni.
Në njoftimin e KPA thuhet se trupi gjykues, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Natasha Mulaj relatore dhe Albana Shtylla, Ardian Hajdari e Ina Rama anëtarë shqyrtuan në dhomë këshillimi ankimin e Çenos dhe vendosën ta rrëzojnë atë duke e larguar përfundimisht nga sistemi i drejtësisë.

Lexo më shumë
*Informacioni i mësipërm është marr nga këtu