Vetingu, 3 shkarkime dhe 2 konfirmime gjatë 1 jave
11 magjistrantë, ndër të cilët 4 prokurorë dhe 7 gjyqtarë janë përballur gjatë kësaj jave me procesin e vetingut në të dyja shkallët, Komision të Pavarur të Kualifikimit dhe Kolegj të Posaçëm të Apelimit. Gjatë javës është shkarkuar 3 një gjyqtar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. E hëna nisi me rivlerësimin e prokurores pranë Prokurorisë së Durrësit, Enkeleda Osmani. Trupa gjykuese për të përbëhet nga Roland Ilia, Suela Zhegu dhe Brunilda Bekteshi. KPK gjeti probleme në kriterin e pasurisë ku sipas hetimeve rezultoi një diferencë e madhe mes të ardhurave të deklaruara të bashkëshortit dhe të ardhurave për të cilat Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe Tatimet konfirmonin pagesën e detyrimeve, si dhe mungesë deklarimin të të ardhurave cash. Por pavarësisht kësaj, KPK vendosi konfirmimin në detyrë të prokurores Osmani. Me procesin e vetingut u përball të martën, gjyqtarja e Apelit Gjirokastër, Irena Ibrahimi. KPK konfirmoi në detyrë Ibrahimin me 21 korrik, pavarësisht dyshimeve në lidhje me trajtim preferencial gjatë blerjes së një apartamenti dhe një njësie shërbimi në Gjirokastër.
Lexo më shumë