KPA rihap hetimin për kryeprokurorin e Apelit Tiranë, Dritan Peka
Kolegji i Posaçëm i Apelimit rihapi hetimin për kryetarin e Prokurorisë së Apelit Tiranë, Dritan Peka, pasi Komisioneri Publik e apeloi vendimin e konfirmimit të tij në të treja kriteret.
KPA do hetojë nga e para Pekën në të trija kriteret; pasurinë, figurën dhe profesionalitetin.
Komisioneri Publik argumentoi se vendimi i KPK-së kishte probleme përsa i përket hetimit ndaj prokurorit Peka dhe KPA duhej të vendoste shkarkimin e tij për deklarim të pamjaftueshëm dhe për cënim të besimit të publikut te drejtësia.