KPK shkarkon nga detyra gjyqtaren Lindita Hoxha
Trupi gjykues i përbërë nga Etleda Çiftja kryesuese, Valbona Sanxhaktari relatore dhe Xhensila Pine shkarkoi të enjten nga detyrë me shumicë votash gjyqtaren e Gjykatës së Apelit Shkodër, Lindita Hoxha. Hoxha u hetua gjatë procesit të rivlerësimit për të tre kriteret e vetingut, përfshirë pasurinë, pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin. Ajo ka një karrierë 27-vjeçare në sistemin e drejtësisë. Prej vitit 2003 ajo ka shërbyer si gjyqtare në Gjykatën e Apelit Shkodër. Në vitin e 2019, Hoxha ishte një nga 5 gjyqtarët e Apelit që shqyrtuan çështjen e uljes së masës së dënimit ndaj Dritan Dajtit – një gangster famëkeq i dënuar për vrasjen e 4 policëve të shpallur dëshmorë të atdheut.
Lexo më shumë