img
    Nga: RADIO TELEVIZIONI SHQIPTAR datë: 2020/08/06

KPK konfirmon në detyrë kryetarin e Gjykatës së Tiranës Petrit Çomo

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi sot në detyrë kryetarin e Gjykatës së Tiranës, Petrit Çomo. Ai iu nënshtrua procesit të vetingut për tri kriteret, ligjshmërinë e pasurisë, pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin.
Petrit Çomo e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 ndërsa në vitin 2015, ai u zgjodh anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë –detyrë të cilën e mbajti deri në shkrirjen e këtij institucioni.
Çomo vjen nga radhët e ish të përndjekurve politikë në Shqipëri.

Lexo më shumë
*Informacioni i mësipërm është marr nga këtu