img
    Nga: RADIO TELEVIZIONI SHQIPTAR datë: 2020/08/05

Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës Petrit Çomo para vettingut

Gjyqtari Petrit Çomo i Gjykatës së Tiranës aktualisht edhe drejtues i saj doli të mërkurën para vettingut, përballë trupës së komisionerëve që ka kryer procesin e vetingut për të. Treshja e komisionerëve është Brunilda Bekteshi, Xhensila Pine dhe Olsi Komici.
Petrit Çomo e ka filluar karrierën në drejtësi në vitin 2000 dhe ka punuar gjatë gjithë kësaj kohe si gjyqtar dhe zv.kryetar i Gjykatës së Tiranës. Subjekti Como ka qenë edhe anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë për një periudhe disa vjeçare.
Në skedën e pasurisë të publikuar nga mediat rezulton se Çomo ka paqartësi në deklarimin e nje pjese te e ardhurave që lidhen me dhënien me qera të një pasurie të paluajtshme. Kryesisht raportet mediatike thonë se pjesën kryesore të të ardhurave të gjyqtarit e zënë pasuri të trashëguara, por ka paqartësi në lidhje me deklarimin e tyre në deklaratat e pasurive të disa viteve me pare.
Këto paqartësi pasurore u vunë re edhe tek raporti i Inspektoriatit të deklarimit të pasurive i cili i raportoi Komisionit të Kualifikimit se gjyqtari ka bërë deklarim të rremë.

Lexo më shumë
*Informacioni i mësipërm është marr nga këtu