Vendim nr.137 i KLP-së datë 12.06.2020
Për miratimin e veprimtarisë jashtë funksionit për prokuroren Manjola Kajana, si eksperte pranë UNODOC (United Nations Office on Drugs and Organized Crime), zyra në Vjenë, Austri, në kuadër të projektit Global Firearms Programe, për të përgatitur një përmbledhje me raste praktike gjyqësore për veprën penale "Prodhim dhe mbajtje e armëve dhe municioneve", të parashikuar nga nenet 278 dhe 278/a, të Kodit Penal, si dhe për të rishikuar, në gjuhën Shqipe, dokumentin "Udhëzues mbi provat elektronike", të përgatitur nga UNODOC. Veprimtaria do të ushtrohet jashtë orarit të punës për periudhën 01.07.2020-30.10.2020